×
  • Sport
  • Sport

    Pique: Messi duket më i lumtur tani, por s’e di nëse do të qëndrojë

    Reporteri
    22 Prill 2021 | 13:47

    Gerard Pique ka thënë se nuk ka njohuri të brendshme për të ardhmen e Lionel Messit në Barcelonë, megjithëse i kaloi 13 vjet përkrah tij në ‘Camp Nou’, por e pranon se argjentinasi po duket më i lumtur tani, derisa është duke e menduar vendimin rreth kontratës.


    E gjithë vëmendja në Katalonjë është te gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, pasi atij do t’i mbarojë marrëveshja me Barçën në fund të këtij sezoni, pra në verë, transmeton Express.

    Si njeri i një klubi, këputja e lidhjeve me Barçën nuk do të ishte e lehtë, por në vitin 2020 ai bëri përpjekje për t’u larguar dhe deri tani nuk ka asnjë marrëveshje me klubin për ta vazhduar kontratën.

    I pyetur për të ardhmen e bashkëlojtarit të tij ikonë dhe për vendimet që do të merren së shpejti, Pique tha: “Nuk mund të them se çfarë do të ndodhë me të”.

    “Mendoj se në muajt e fundit ai po duket më i lumtur. Kjo është më rëndësi. Ai ka ndikim në tërë ekipin sepse është kapiteni i këtij ekipi”, theksoi mbrojtësi spanjoll.

    Pique shtoi: “Messi ka qenë në ekip me ne për shumë vite. Ne e njohim atë shumë mirë dhe do ta mbështesim vendimin e tij. Ne duhet të jemi mirënjohës për atë që e ka bërë ai”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!