×
  • Sport
  • Sport

    Pique: Mund të fitojmë tripletën, na ka ndodhur kështu edhe një herë

    Reporteri
    05 Nëntor 2019 | 23:48

    Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka folur pas barazimit kundër Slavias së Pragues.


    Ai mendon se tifozët duhet të kenë durim dhe kujton kohën kur i drejtonte Luis Enrique.

    “Tifozët duhet të kenë durim. E dimë dhe vetë se nuk po kalojmë momente të mira dhe po gabojmë. E bëmë ndaj Levantes e bëmë dhe sot. Duhej të kishim shënuar dhe t’i justikonim rastet që na erdhëm.

    “Mos harroni se dhe në 6 muajt e parë me Luis Enriquen e nisëm shumë dobët, por në fund fituam tripletën. Ku i dihet, mund të ndodhë e njëjta gjë”, ka thënë Pique pas ndeshjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!