×
  • Sport
  • Sport

    Pique shpreson të kthehet dhe të luajë në “El Clasico”

    Reporteri
    01 Prill 2021 | 21:34

    Gerard Pique e ka gëzuar Barcelonën para El Clasicos me Real Madridin javën e ardhshme. Pique, që ka qenë jashtë aksionit që nga problemi me gju pasi frymëzoi Barçën në një rikthim sensacional në Copa del Rey kundër Sevillës, thotë se është duke punuar shumë që të zbresë sa më parë në fushë.

    “Unë do të përpiqem të luaj kundër Real Madridit. Do të shohim ditë për ditë”, tha Pique.

    “Do të përpiqem të kthehem sa më parë”.

    Derisa Barcelona ka shpresa për rikthimin e Pique, Reali ka humbur Sergio Ramosin.

    Ai do të jetë jashtë së paku katër javë dhe do të humbasë sfidat me Barçën dhe në Ligën e Kampionëve me Liverpoolin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!