×
  • Sport
  • Sport

    Pirlo tregon arsyen e humbjes nga Barcelona

    Reporteri
    29 Tetor 2020 | 11:49

    Juventusi mbrëmë u mposhtë në shtëpi nga Barcelona me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së dytë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve


    Andrea Pirlo pas ndeshjes ka vajtuar mungesat e futbollsitëve të shumtë, pasi Juventusi po luan shpesh dhe nuk ka mjaftueshëm lojtarë për t’i përballuar shumë takime, shkruan Reporteri.net

    “Ne e dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë për shkaka të mungesave të mëdha. Ata kanë eksperiencë për këto ndeshje të rëndësishme, ndërsa ne jemi skuadër në ndërtim e sipër ku mungesat kishin një rol thelbësor”, ka thënë Pirlo pas humbjes nga Barça.

    “Shpresoj që së shpejti të rikthehen edhe lojtarët e tjerë, pasi nuk kam zgjidhje tjetër. Ata që luajnë duhet të qëndrojnë 90 minuta kështu që është e vështirë të luhen ndeshje të shpeshta pa pasur futbollistë alternativë,”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!