×
  • Sport
  • Sport

    Pirlo: U bëra trajner prej Contes, pres Inter të egër

    Reporteri
    16 Janar 2021 | 19:56

    Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, foli para gazetarëve pak momente më parë në konferencën e zakonshme për shtyp para duelin me Interin.


    Italiani vlerëson kundërshtarët, por thekson se ata janë Juventusi dhe do të shkojnë pa frikë në “San Siro”. Gjithashtu, si zbulon se Conte ka qenë personi i parë që i ka kërkuar që ai të bëhet trajner.

    “Unë pres të shikoj një Inter agresiv, por ne jemi Juventus dhe do të shkojmë në ‘San Siro’ pa presion. Do të luajmë stilin tonë të lojës. Është një ndeshje e madhe, por nuk duhet të kemi frikë. Fitorja do të na jepte një ndihmë të madhe psikologjike, por jam i sigurtë se të dyja skuadrat do të luftojnë për tre pikët deri në fund”.

    “Conte? Unë dhe ai kemi dy personalitete të ndryshme dhe kjo është një nga arsyet pse ne kemi shkuar gjithmonë mirë bashkë. Kemi folur para se të fillonte sezoni dhe sigurisht që kemi respekt për njëri-tjetrin.

    Ai ka shkruar historinë e Juventusit dhe unë kam mësuar shumë nga ai. Conte ka qenë personi i parë që insistoi që unë të bëhesha trajner, por nesër do të jemi kundërshtarë”, përfundon Pirlo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!