×
  • Sport
  • Sport

    “Plisat” bëjnë gjestin e madh për mjekët kosovarë

    Reporteri
    31 Mars 2020 | 16:22

    Tifogrupi, Plisat nga Prishtina kanë bërë një gjest të jashtëzakonshëm për mjekët kosovarë.


    Plisat kanë lënë një mesazh para Klinikës Infektive në Prishtinë, ku me anë të një baneri kanë falënderuar mjekët kosovarë, që në ditët e sotme po japin gjithçka nga vetja e tyre vetëm për të shpëtuar të infektuarit me COVID-19.

    Infektologu, Nderim Hasani ka publikuar një fotografi të mesazhit, ku i ka falënderuar tifozët për këtë mesazh shumë domethënës.

    ‘Heronjët tanë, jemi krenarë me ju’, shkruhet në banerin e Plisave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!