×
  • Sport
  • Sport

    Plisat me zemër të madhe, i bashkohen FSK-së duke ndihmuar familjet në nevojë

    Reporteri
    09 Maj 2020 | 18:49

    Tifo grupi “Plisat” që mbështesin klubet e kryeqytetit me emrin “Prishtina” kanë vazhduar me aksione vullnetare në kohë pandemie.


    Këtë herë anëtarët e këtij tifo grupi janë bashkuar me pjesëtarët e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës për të shpërndarë pako ushqimore për familjet në nevojë.

    Përmes faqes zyrtare “Plisat” kanë bërë të ditur detaje nga ky aksion.

    “Sot, nën organizimin e Komunës së Prishtinës është zbatuar Pakoja Ekonomike Prishtina 1, ku me pjesëmarrjen e FSK-së, grupeve të ndryshme vullnetare, kemi marrë pjesë edhe ne, grupi jonë Plisat, në shpërndarjen e pakove ushqimore për të gjitha familjet me situatë të rënduar socio-ekonomike në Prishtinë. Plisat përherë afër Prishtinës”, shkruajnë “Plisat” në llogarinë e tyre në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!