×
  • Sport
  • Sport

    Po ia poshtërojnë vëllaun, motra e Griezmann kërkon takim me Presidentin e Barcelonës

    Reporteri
    03 Korrik 2020 | 12:14

    Poshtërimi i Antoine Griezmann në “Camp Nou” (aktivizimi në minutën e 90-të ndaj Atletico Madridit) ende vijon të mbushë faqet e brendshme të gazetave spanjolle dhe madje të jetë kopertinë këtë të premte.


    Përveç ardhjes së Sarunas Jasikevicius, çështja “Griezmann” është e pranishme në dy gazetat sportive katalanase, me shitjen më të lartë. “Sport” njofton se do të ketë një takim midis Maud, motrës dhe përfaqësueses së futbollistit, që mbylli marrëveshjen për të luajtur te Barça, dhe presidentin Josep Maria Bartomeu.

    Maud dëshiron të bisedojë në vetë të parë presidentin dhe klubin për futbollistin francez. Për momentin, ai nuk po mendon të largohet nga Barça, por duhet të dijë nëse do të jetë i rëndësishëm në të ardhmen, në të kundërt do ta rimendojë të ardhmen e tij.

    “Mundo Deportivo” siguron se lojtari mbështetet nga dhoma e zhveshjes, sikurse duket në mesazhet publike të dhëna nga lojtarë si Suárez, ashtu edhe në komunikimet private, shkruan Telesport.

    Lojtari, gjithashtu, shpreson të ketë një takim me Quique Setién për të zbuluar arsyet e injorimit prej trajnerit në dy ndeshjet e fundit. Me Champions-in përpara, francezi kampion bote nuk dëshiron që prestigji i tij të dëmtohet më tej.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!