×
  • Sport
  • Sport

    ‘Po na q**** nëna këtu’: Fjalimi i kapitenit të Flamurtarit që motivoi ekipin për fitoren e parë pas 9 muajsh

    Reporteri
    19 Shkurt 2020 | 19:17

    Pas nëntë mujash Flamurtari arriti fitoren e parë në Superligë këtë fundjavë kur në Gjirokastër u përball me Luftëtarin.


    Kjo ishte edhe fitorja e parë për këtë sezon në kampionat, por që e zbeh shumë pak diferncën me skuadrat që renditen më lart.

    Gjithsesi së fundmi është publikuar një video e futbollistëve të Flamurtarit në dhomat e zhveshjes para se të zbrisnin në fushën e lojës. Portieri Shpëtim Moçka motivon ekipin duke thënë:

    “Kemi që nga gushti që po stërvitemi dhe është turp i Zotit, që nuk kemi asnjë fitore. Sot është dita të luftojmë për veten tonë. Pa na q… nëna këtu, po djersisim në stërvitje. Me halle dhe me probleme jemi të gjithë, por këtë fitore sot le ta marrim për veten tonë. Për klubin, për Flamurtarin, në rregull?”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!