×
  • Sport
  • Sport

    Po ndodhë edhe kjo gjë: Më 1 shkurt mbahet Kampionati i Lojës me Kapuça në Istog

    Reporteri
    25 Janar 2020 | 10:30

    Klubi Alpin Podguri nga Istagu, me datën 01.02.2020, me fillim në ora 16:00, do të organizojë Kampionatin e Kosovës në Lojën me Kapuça.


    Ky kampionat do të organizohet nën patronatin e Federatës së Lojërave dhe Sporteve Tradicionale të Kosovës (FLSTK)

    Njoftimi:

    Ju ftojmë të merrni pjesë në Kampionatin e Kosovës në Lojën me Kapuça, e organizuara nën patronatin e Federatës së Lojërave dhe Sporteve Tradicionale të Kosovës (FLSTK) e cila mbahet në Komunën e Istogut, Fshati Kaliqan, në oden e Osmanajve, ditën e Shtunë, 01.02.2020. me fillim në ora 16:00.

    Detajet e Organizimit:

    Kampionati i Kosovës në Lojën e Kapuçave do mbahet në Komunën e Istogut, Fshati Kaliçan, Oda në Lagjen e Osmanajve nga ora 16:00 (tubimi në 15:30).

    Ceremonia e hapjes së Kampionatit të Kosovës për Lojën me Kapuça:

    – Fjala e mirëseardhjes nga nikoqiri (Organizatori);

    – Fjala e Kryetarit të Federatës së Lojërave dhe Sporteve Tradicionale të Kosovës (FLSTK);

    – Fjalë përshëndetëse nga drejtues të sportit Kosovar;

    – Dy pika (këngë) muzikore tradicionale (me instrumente muzikore tradicionale);

    – Një pikë vallëzimi tradicional i valles së Podgurit (me tupanë dhe surle);

    – Informimi me rregullat e lojës me Kapuqa sipas traditës së Podgurit;

    – Fillimi i lojës me kapuça;

    Kriteret për pjesëmarrje në Lojën me Kapuça:

    Paraqitja e ekipeve e obliguar;

    Ekipi mund të ketë 3 lojtarë +1 rezervë;

    Lojtarët nuk mund të ndërrohen në mes të ekipeve;

    Meqë është hera e parë nga secila komunë e Kosovës mund të paraqiten 1 deri në 3 ekipe;

    Shorti do të bëhet publikisht para fillimit të lojës;

    Të drejtën e paraqitjes e kanë të gjithë qytetarët nga mosha 18 vjeç e tutje dhe që e njohin këtë lojë;

    Pas përfundimit të lojës do të këndohet me këngë tallëse me fjalë të zgjedhura;

    Ne këtë organizim do të shtrohet darka me ushqime tradicionale për pjesëmarrësit dhe mysafirët;

    Kampionati i Lojërave me Kapuça do të transmetohet nga Radio dhe TV nacionale e lokale;

    Klubi Alpin Podguri rezervon te drejtën e fotografimit të pjesëmarrësve pasi që eventi është publik;

    Rezervimi i ekipeve i obliguar në këtë nr të kontaktit dhe në këtë emaill adresë;

    Afati i fundit për rezervim e ekipeve 31.01.2020 ora 16:00;

    +38344224477 (+ Viber ) E-Mail: klubialpinpodguri@gmail.com.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!