×
  • Sport
  • Sport

    Policia: Agim Ademi nuk u arrestua ende, ka vetëm ftesë për intervistim nesër në polici

    Reporteri
    21 Mars 2023 | 18:55
    Agim Ademi

    Policia e Kosovës ka demantuar lajmin për kinse arrestimin e kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

    Përmes një njoftimi zyrtar, nga policia kanë konfirmuar se kreu i FFK-së është ftuar për t’u intervistuar gjatë ditës së nesërme, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    “Ndërsa raportimi në media për kinse arrestimin e kreut të FFK-së nuk qendron dhe se nuk ka ndonjë urdhër arrest siq raportohet, por të njëjtit i është lënë një ftesë për tu paraqitur në polici për intervistim gjatë ditës së nesërme”, tha Policia e Kosovës në njoftim.

    Në dy-tri vjetët e fundit ka pasur raportime në media se Federata e Futbollit e Kosovës ka qenë duke u hetuar nga prokuroria, policia e krimeve ekonomike dhe inteligjenca doganore për keqpërdorimin e fondeve dhe shmangie tatimore.

    Kjo ftesë për intervistë ndaj Agim Ademit vjen katër ditë para ndeshjes së Kombëtares së Kosovës si mysafire e Israelit në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

    Ditë më pare, Ademi është shpallur i pafajshëm për një aktakuzë të ngritur ndaj tij në vitin 2012, për të cilën fillimisht ishte dënuar në dy shkallë të gjyqësorit me 9 muaj burgim efektiv, por që pastaj Supremja e kishte quar në rigjykim rastin e tij dhe në fund u shpall i pafajshëm nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

    Ademi ishte arrestuar para një viti nga Policia, nën dyshimin për kryerje të sulmit fizik ndaj një punëtori të FFK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!