×
  • Sport
  • Sport

    Policia jep detaje: Agim Ademi dyshohet se keqpërdori buxhetin e FFK-së

    Reporteri
    23 Mars 2023 | 9:38

    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë, dyshohet  se ka kryer veprat penale “keqpërdorim i besimit” dhe “shmangie nga tatimi” duke keqpërdorur buxhetin e FFK-së.

    Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se i njëjti po hetohet për këto dy vepra penale, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “KEQPËRDORIM I BESIMIT & SHMANGIE NGA TATIMI

    Prishtinë 22.03.2023 – 14:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat e cekura duke keqpërdorur buxhetin e FFK-së. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Pasi ishte intervistuar gjatë ditës së djeshme dhe i ishte caktuar masa e ndalimit, Kreu i FFK-së kishte pretenduar se ka probleme shëndetësore, ku më pas është dërguar me autoambulancë në QKUK.

    Ditë më parë Ademi është shpallur i pafajshëm për një aktakuzë të ngritur ndaj tij në vitin 2012, për të cilën fillimisht ishte dënuar në dy shkallë të gjyqësorit me 9 muaj burgim efektiv, por që pastaj Supremja e kishte quar në rigjykim rastin e tij dhe në fund u shpall i pafajshëm nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

    Pikërisht tash e një vit më parë Ademi ishte arrestuar edhe njëherë nga Policia nën dyshimin për kryerje të sulmit fizik ndaj një punëtori të FFK-së. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!