×
  • Sport
  • Sport

    Portieri në Turqi mbron dy penalti, përjashtohet e më pas mbrojtësi pret të tretën

    Reporteri
    20 Janar 2020 | 17:07

    Portieri i klubit Usakspor, Ersin Aydin, ka pritur dy penalti para se të përjashtohej në ndeshjen ndaj Ergene Velimeses, me zëvendësimin e tij, që po ashtu priti një gjuajtje prej penaltisë, në një ndeshje të jashtëzakonshme në Turqi.


    Teksa Usakspor po fitonte 2 me 0 në kuadër të divizionit të tretë të garave në futbollin në Turqi, fundi i ndeshjes u kthye në kaos.

    Velimese fitoi një penalti në minutën e 90-të, me Aydinin që priti gjuajtjen para se të merrte kartonin e verdhë sepse kishte dalë nga vija.

    Gjuajtja u përsërit e Aydin sërish priti penaltinë, por gjyqtari edhe një herë e ndëshkoi me karton të verdhë pasi kishte dalë jashtë vijës, kështu duke e përjashtuar.

    Në vend të tij, në portë u fut mbrojtësi Aktug pasi klubi s’kishte portier rezervë. Megjithatë ky mbrojtës u kthye në hero. Ai arriti të priste penaltinë e tretë për të mbajtur portën e paprekur./Koha/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!