×
  • Sport
  • Sport

    Presidenti i Ballkanit dhuron 5000 kilogramë miell për familjet në nevojë

    Reporteri
    02 Prill 2020 | 11:56

    Numri një i skuadrës së Ballkanit, Arsim Kabashi, vazhdon të tregohet shumë human në këtë kohë krize, kur populli i Kosovës po përballen me pandeminë koronavitus.


    Ai ka dhuruar 5 mijë kilogramë miell për familjet në nevojë.

    Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.

    “5000 kg miell do të dhurohen nga “CIMA CONSTRUCTION” me pronar Arsim Kabashi, ku do të shpërndahet për familjet në nevojë.

    Vizita e sotme nga Humanisti Halil Kastrati dhe Arsim Kabashi është domethënëse për ne, ngase kjo na motivon në rritje të humanizmit.

    I kam falënderuar për vizitën dhe natyrisht bashkëpunimi nuk do të mungoj edhe në të ardhmen”, njoftoi Muharremaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!