×
  • Sport
  • Sport

    Presidenti i FFK-së, Agim Ademi për gazetarët e sportit: Misioni juaj është i shenjtë

    Reporteri
    02 Korrik 2020 | 16:56

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i ka lartësuar gazetarët e sportit në vend, duke e quajtur të shenjtë punën e tyre, në Ditën Botërore të Gazetarëve të Sportit.


    “Të dashur drejtues të SHGSK-së, të dashur gazetarë sportivë të Kosovës, me rastin e Ditës Botërore të Gazetarëve Sportivë kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim, të KE-së së FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit të ju përcjell urimet më të sinqerta, duke përfshirë këtu edhe doajenët e gazetarisë sportive që tashmë e gëzojnë pensionimin. Në muajt e ardhshëm na presin ndeshje të rëndësishme dhe sigurisht se ashtu sikurse ne dhe tifozët Dardanë, edhe ju i prisni me padurim sfidat e reja të Kombëtares së Kosovës, që tashmë është shndërruar në emblemë krenarie për shtetit tonë”, shkruhet në letër urimin e Ademit.

    Ai u ka premtuar atyre, siç ka thënë, se federata do të jetë gjithmonë e hapur për ta dhe se do t’u dalë në ndihmë kurdo.

    “FFK gjithmonë ka qenë e hapur dhe e afërt për gazetarët sportivë. Të njëjtën rrugë do ta ndjekë edhe në të ardhmen, duke i ndihmuar ata që të jenë afër Kombëtares së Kosovës kudo që ajo paraqitet. Gazetarët sportivë dhe mediet ku ata i pasqyrojnë të arriturat por edhe brengat e futbollit, janë një segment tejet i rëndësishëm për informimin e opinionit dhe vlerë e rëndësishme e kësaj shoqërie.”

    Dita Ndërkombëtare e Gazetarëve të Sportit shënohet më 2 korrik për t’i kremtuar shërbimet e gazetarëve të sportit dhe kontributin e tyre për promovimin dhe mirëqenien e sportit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!