×
  • Sport
  • Sport

    Prishtina kërkon të rinisë IPKO Superliga: “Të jemi edhe njëherë shembull para botës”

    Reporteri
    08 Maj 2020 | 21:46

    Prishtina kërkon të rinisë sa më parë sezoni 2019/20


    Për shkak të pandemisë së koronavirusit, që nga 13 marsi, ashtu si pothuajse nëpër gjitha ligat nëpër botë është ndërprerë futbolli.

    Por, gjërat në vende e vende kanë nisur të normalizohen, dhe ka nisur lejimi i stërvitjeve dhe nisjes së sezonit gjithashtu, siç është rasti i Bundesligës që rinis vikendin e ardhshëm.

    Megjithatë, në Kosovë ende nuk është vendosur se kur do të ndodhë kjo.

    Prishtina, që këtë edicion krahas titullit kampion, e kërkon edhe trofeun e Digitalb Kupës së Kosovës, kërkon rinisjen sa më parë të sezonit 2019/20, raporton Gazeta Express.

    Postimi i plotë i klubit në Facebook:

    Me rifillimin e Superligës, Kosova jep shembull për menaxhimin e pandemisë

    Parimi i UEFA-së është gjithmonë që ndeshja dhe fituesi i garave të shpallët në fushën e blertë. Andaj edhe për këtë arsye reagimi i tyre ishte i ashpër ndaj pak atyre shteteve që kanë vendosur të ndërpresin kampionatet.

    Në vazhdën e kësaj fryme, si shtetet më të prekura nga pandemia si Spanja dhe Italia, e për Gjermaninë mos të flasim që do të rifillojë e para më 15 maj, kanë vendosur që patjetër të vazhdoj kampionati. Po ashtu edhe shtetet e rajonit, e sidomos shembullin më të mirë kanë dhënë vendi i nënkampionëve botëror, Kroacia.

    Edhe pse me mbi 2.100 raste më të infektuar dhe me 86 humbje jetësh, nuk ka pasur asnjë skuadër kroate, jo se jo analist sportiv, që ka kërkuar të ndërpritet futbolli dhe nga moszhvillimi i saj të përfitoj ndonjë klub eventualisht.

    Me ndihmën e shtetit kroat, të institutit të tyre të shëndetësisë, pas takimit me krerët e federatës dhe klubeve kroate, ato njëzëri janë pajtuar se tre testet e parapara për futbollistët janë barrë e madhe për klube, ato do të reduktohen në maksimum, por me masa normale të parapara nga rekomandimet, me çka kampionati do të rifilloj më 30 maj e do të përfundoj me ndeshjen e barazhit më 5 gusht. Njëjtë kampionatin do të vazhdojnë edhe fqinjët tanë verior të cilët janë më të infektuarit në rajon me afër 10.000 të diagnostifikuar dhe 206 humbje jetësh.

    Duke iu kthyer realitetit tonë dhe sipas statistikave si vendi i 4-të më i miri me menaxhimin e kësaj pandemie, Instituti i Shëndetësisë Publike, FFK-ja, Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria jonë, do të jepte edhe një shembull para botës se vendi ynë mund të ia dal edhe në rinisjen dhe përfundimin e kampionatit të Superligës në fushën e blertë.

    Po ashtu, duke marrë parasysh se klubet tona, pjesën më të madhe të buxhetit të saj e mbushin nga garat ndërkombëtare, do të dëmtoheshin jashtëzakonisht shumë dhe po ashtu do të qonte shumë pluhur, dhe nuk do të kishte rregullsi me çfarë do metode tjetër nëse do të vendosej për plasmanin në Evropë.

    Andaj, FC Prishtina, futbollistët e saj, janë unik në qëndrimin, që shteti duhet të toleroj, të ndërmarr masa që të rinisë futbolli në Superligën tonë.

    Për fund, nuk duam t’ua potencojmë se sa është e dëmshme shkenctarisht që një futbollist të jetë pa aktivitet dhe pa lojë futbolli për më shumë se një muaj, e lëre më gjashtë apo shtatë muaj.

    Pra, kërkojmë me ngulm mirëkuptimin e organeve gjegjëse që të bëjnë maksimumin që sa më shpejt të marrin vendimin për nisjen e kampionatit të Superligës, kuptohet me masat që do të përfilleshin nga rekomandimet gjegjëse.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!