×
  • Sport
  • Sport

    Pritje e ngrohtë për Messin në Torino para ndeshjes Juve-Barca

    Reporteri
    28 Tetor 2020 | 15:42

    Të gjithë dashamirët e futbollit mezi e kanë pritur datën e sotme (28 tetor) në pritje të duelit të rivalëve të vjetër, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, mirëpo kjo përballje është shtyrë për ndeshjen e kthimit.


    Në Allianz Stadium, Juventusi dhe Barcelona zhvillojnë sfidën e vlefshme për Grupin G në garën më të madhe evropiane për klube, ndërsa pjesë e saj nuk do të jetë lojtari kryesor i Zonjës së Vjetër.

    Superylli portugez, i cili doli pozitiv me coronavirus më 13 tetor, thuhet se ka rezultuar sërish pozitiv edhe në testimet e fundit, ashtu që nuk do të jetë në dispozicion të Andrea Pirlos.

    Në ndërkohë, skuadra e Barcelonës gjatë të martës ka arritur në Torino, ku është pritur nga afro 100 tifozë.

    Natyrisht se vëmendja ishte te superylli në skuadrën tjetër, Lionel Messi, i cili është pritur me brohoritje në momentin e zbritjes nga autobusi dhe hyrjes në hotelin ku qëndron ekipi i tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!