×
  • Sport
  • Sport

    Pritjes i erdhi fundi: Sot luhet njëra nga ndeshjet me të zjarrta në Superligën e Kosovës

    Reporteri
    29 Shkurt 2020 | 8:56

    Prishtina-Ballkani luhet sot me fillim nga ora 17:00 në stadiumin Fadil Vokrri


    Derbi i kësaj jave në futbollin kosovar zhvillohet ndërmjet liderit, Ballkani dhe Prishtinës, që aktualisht është në vendin e tretë, shkruan Reporteri.net

    Kjo ndeshje ka rëndësi të madhe për të dy skuadrat që po luftojnë për titullin e kampionit këtë edicion.

    Prishtina mund të llogaritet favorite pasi luan në shtëpi, por Ballkani këtë edicion ka treguar lojëra të mira dhe nuk është rastësisht edhe lider i Superligës.

    Ndeshja është pritur me mjaft entuziazëm dhe sot në Fadil Vokrri pritet të ketë një numër të konsiderushëm të tifozëve. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!