×
  • Sport
  • Sport

    Provokimi ndaj Kosovës në Botëror: FIFA hap procedurë disiplinore për Federatën serbe

    Reporteri
    26 Nëntor 2022 | 17:13

    FIFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj Federatës të Futbollit të Serbisë për shfaqjen e flamurit me hartë të Kosovës në zhveshtoren e përfaqësueses së Serbisë në Botëror, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    FIFA citoi një pjesë të kodit të saj disiplinor që mbulon sjelljen e pahijshme duke përfshirë “gjestet, shenjat ose gjuhën fyese” dhe “përdorimin e një ngjarje sportive për demonstrime të një natyre josportive”.

    Për Associated Press, Organi drejtues i FIFA-s nuk dha një afat kohor për një vendim, megjithëse Serbia do të luajë të hënën kundër Kamerunit.

    Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi se ka paraqitur ankesë në FIFA për veprimin agresiv të ekipit kombëtar të Serbisë, i cili në ndeshjen kundër Brazilit, në kuadër të Kupës së Botës “Katar 2022” ka vazhduar me retorikën shoviniste ndaj Republikës së Kosovës.

    Para kësaj ndeshjeje, në zhveshtoren e kombëtares së Serbisë është vendosur një flamur, ku shihej harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb, me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!