×
  • Sport
  • Sport

    Publikohen të gjitha votat për “Topin e Artë”, kështu votuan dy gazetarët shqiptar

    Reporteri
    03 Dhjetor 2019 | 19:41

    Janë publikuar edhe votat nga secili vend në garën për Topin e Artë në të cilën kanë votuar gazetarët.


    Në një shkrim të AS bëhen të ditur votat nga secili vend.

    Sa i përket Kosovës, ka votuar gazetari Bajram Shala i RTV21, që mban edhe pozitën e menaxherit te ekipi përfaqësuese A.

    Ai ka votuar për me pikë maksimale Lionel Messin, ndërsa pas tij Mohamed Salahun dhe Cristiano Ronaldon.

    Dy pozitat e fundit kanë shkuar për Bernardo Silvan dhe Firminon.

    Nga Shqipëria ka votuar Besnik Dizdari i cili ka votuar me pikë maksimale Ronaldon, pastaj Van Dijkun, Messin, Alisonin dhe Salahun.

    Leo Messi e ka thyer rekordin duke e fituar Topin e Artë për herë të gjashtë në karrierë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!