×
  • Sport
  • Sport

    Publikohet një video që tregon se sa shumë po i mungon Kosovës Arbër Zeneli

    Reporteri
    16 Tetor 2019 | 19:44

    Arbër Zeneli nuk është duke luajtur futboll që nga qershori i këtij viti kur këputi ligamentet në ndeshjen kundër Malit të Zi


    Kosova është duke ia dalur mirë edhe pa Arbërin, por nuk mund të themi se ai nuk po i mungon Kombëtares, shkruan Reporteri.net


    Një video është publikuar sot në Youtube ku tregon se sa shumë i mungon Kosovës ylli i Reimsit.

    Ndryshe, Zeneli ditë më parë në një rrëfim ekskluziv për Reporterin ka bërë të ditur se do të rikthehet më shpejt se që është menduar, pra në janar të vitit të ardhshëm.

    “Po me datë sigurt nuk e di, por sipas të gjitha gjasave, ashtu siç po shkojnë gjërat tani dhe në bazë të ushtrimeve që jam duke i bërë në Francë, unë besoj që në janar mundem me u rikthy prapë për me lujt,” ka thënë Zeneli për Reporterin.

    “Unë e kam periudhën prej janarit deri në mars për me u rikthy, por për faktin që gjërat kanë shku ashtu si as vetë s’e kemi prit, unë mundem me u rikthy në janar,”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!