×
  • Sport
  • Sport

    Qeqa Krelani: Ballkani është si buzëqeshja e Ronaldinhos, Interi skuadër e vogël

    Reporteri
    09 Dhjetor 2019 | 17:46

    Komentatorja e parë shqiptare në historinë e futbollit shqiptar, Qëndresa Krelani e njohur si Qeqa ka qenë e ftuar në emsionin e fundit të Duelit Sporti që mbahet në RTV Dukagjini


    Qeqa gjatë këtij emisioni ka folur për magjinë e futbollit kosovar, Ballkanin, skuadrës të cilës ia ka bërë një krahasim interesant, shkruan Reporteri.net

    Ajo e ka krahasuar Ballkanin me buzëqeshjen e Ronaldinhos, ndërsa Interin e ka përmendur se dikur ka qenë një skuadër e vogël.

    “A e din me çka e kisha krahasu Ballkanin? E kisha krahasu me buzëqeshjen e Ronaldinhos. Kur ka qenë në depresion Barcelona dhe vjen Ronaldinho edhe ia kthen buzëqeshjen, ia kthen shpresën,” ka thënë Qeqa.

    “E mora figurativisht, dmth e krahasoj me buzëqeshjen e Ronaldinhos ose me historinë e Interit ose Dortmundit që dikur nuk i merrnin seriozisht si skuadra, ishin skuadra të vogla por fitonin ndeshje të mëdhaja,”.

    Por, dikush duhet t’i tregoj znjsh.Krelanit që Interi është 18 herë fitues i Serie A, 7 herë ka fituar Kupën e Italisë, 5 herë Superkupën e Italisë si dhe 3 herë Ligën e Kampionëve. Vlen të përmendet se më 2010 Interi ka fituar tripletën nën udhëheqjen e Jose Mourinhos. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!