×
  • Sport
  • Sport

    Qesh mirë kush qesh i fundit: ‘Daja’ ia prishë ditën Zenelit dhe Berishës

    Reporteri
    01 Gusht 2020 | 16:51

    Standard Liege e ka mposhtur Reimsin me rezultat 1-0 në një ndeshje miqësore


    Te Standardi luan Mërgim Vojvoda, derisa në Reims janë dyshja tjetër kosovare, Zeneli dhe Berisha, shkruan Reporteri.net

    Këta dy të fundit para ndeshjes ishin tallur pak me Vojvodën, derisa videon e kishin shpërndarë në rrjete sociale.

    Berisha dhe Zeneli iu drejtuan Vojvodës si ‘Daja’ si dhe patën një kërkesë.

    “Daj le Arbërin me jep gol sot,” kishte shkruar Berisha në Instagram para ndeshjes.

    Por, në fushë gjërat shkuan ndryshe dhe ‘Daja’ doli fitimtarë, ku skuadra e tij fitoi me rezultat 1-0 me golin e vetëm që u shënua nga Gonzalez në minutën e 64-të.

    Ndryshe, Vojvoda dhe Zeneli ishin startues në këtë takim, derisa për Berishën nuk pati minuta./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!