×
  • Sport
  • Sport

    Qesharake: Shoku i Salah ngacmoi modelen në Instagram, Egjipti e përjashton nga ekipi

    Reporteri
    26 Qershor 2019 | 17:34

    Mesazhet e papërshtatshme dhe me përmbajtje dhune i kanë kushtuar jo pak një futbollisti të kombëtares egjiptiane.


    Amr Warda nuk do të jetë pjesë e Egjiptit për ndeshjet e Kupës së Afrikës. Kjo me arsyen se futbollisti ngacmonte femrat me mesazhe agresive dhe të papërshtatshme në rrjetet sociale.

    Konkretisht ka qenë modelja egjiptiano-britanike Merhan Keller ajo që ka publikuar mesazhet e dërguara nga futbollisti.


    Pasi ato u shpërndanë me shpejtësi në ‘twitter’ një grup tjetër vajzazh konfirmuan veprimet aspak të duhura të Warda-s.

    Duke parë kërkesat e shumta të tifozëve, por edhe të njerzve të tjera, federata Egjiptiane vendosi të përjashtoi 25-vjeçarin nga Kombëtarja.

    Aktualisht në Egjipt po zhvillohet Kupa e Afrikës dhe për ndeshjet e mbetura kjo kombëtare nuk do të ketë më 23 futbollistë, por 22.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!