×
  • Sport
  • Sport

    Rabiot e pret në një këmbë debutimin me Juventusin

    Reporteri
    22 Gusht 2019 | 20:42

    Adrien Rabiot “mezi pret që ta fillojë aventurën e tij të re” me Juventusin para se të luajnë lojën e parë me Parman. “Juve janë gati për gjithçka”.


    Ish ylli i Paris Saint-Germain kaloi me parametra zëra si lojtar i lirë dhe kishte marrë në konsideratë edhe kalimin në Manchester United para se ta zgjedh skuadrën nga Torino.

    “Mezi pres të debutoj në këtë aventurë të re”, ka thënë ai për Sky Sport Italia. “Ne kishim një para-sezon të mirë dhe kohë të mjaftueshme që të përgatitemi për sezonin e ri. Ata janë të mirë, të startosh me Parman në vikend nuk është lehtë, por ne besojmë”.

    “Juve është gati për të gjitha dhe do të jemi të koncentruar, por s’pari ne duhet të fokusohemi te Parma. Nuk e di a do të startoj të shtunë, por ndihem mirë dhe mezi pres të luaj në Serie A”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!