×
  • Sport
  • Sport

    Raiola ia cakton pesë kushte Barcelonës për transferimin e Haalandit

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 23:57

    Raportohet se agjenti i Erling Haaland, Mino Raiola i ka kërkuar Barcelonës 20 milionë euro komision për të realizuar transferimin.


    Përfaqësuesit e sulmuesit norvegjez u takuan me klubin katalunas në këtë javë, për të diskutuar rreth mundësisë së marrëveshjes.

    Babai i lojtarit, Alf dhe agjenti Raiola, u takuan me presidentin Blaugranas, Joan Laporta për të realizuar një marrëveshje, pastaj u takuan edhe me Real Madridin.

    Dhe kushtet e caktuara të agjentit për Barcelonën janë zbuluar, duke kërkuar disa gjëra.

    Sipas gazetarit Gerard Moreno, Barcelona duhet të paguajë nga 20 milionë euro për Raiolan dhe Alf.

     

    Më pas kanë kërkuar edhe 30 milionë euro pagë në sezon për Haalandin, derisa janë edhe dy kërkesa shtesë.

    Raiola po ashtu kërkoi nga skuadra katalunase që të sigurojnë se Lionel Messi do të qëndrojë në Camp Nou dhe në pagën e sulmuesit të përfshihen edhe disa bonuse.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!