×
  • Sport
  • Sport

    Rashica mund ta bëjë një transferim befasues në Gjermani, ky është klubi që ka shfaqur interesim për yllin kosovar

    Reporteri
    01 Tetor 2020 | 12:51

    Saga e Milot Rashicës vazhdon me kosovarin që nuk dihet se ku do të transferohet kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen e afatit kalimtar


    Bayer Leverkusen është klubi i fundit që është futur në garë për shërbimet e yllit kosovar, shkruan Reporteri.net

    Rashica thuhet se ka refuzuar ofertën për t’iu bashkuar Aston Villës shkaku i pagës që i ka ofruar klubi anglez.

    Por, tani është Leverkuseni që dëshiron shërbimet e Rashicës sipas mediave në Gjermani.

    Leverkusen e sheh Rashicën si zëvendësues të mundshëm të Leon Bailey, i cili pritet të ndërrojë ambient.

    Werder Bremen dëshiron rreth 25 milionë euro për ta lënë të lirë 24 vjeçarin nga Vushtrria. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!