×
  • Sport
  • Sport

    Rashica shembulli më tipik i një shqiptari: Në vend se t’i thotë numrat anglisht, ai i thotë shqip

    Reporteri
    10 Tetor 2019 | 14:06

    Milot Rashica padyshim është ylli kryesor i Werder Bremenit dhe së fundi klubi ka realizuar një intervistë me vushtrriasin, i cili ka komentuar foto të ndryshme nga Instagrami i tij


    Milot Rashica aktualisht është i ftuar te Kombëtarja e Kosovës ku po përgatitet për ndeshjen shumë të rëndësishme me Malin e Zi, shkruan Reporteri.net

    Por, klubi i tij Werder Bremen ka publikuar një video 10 minutëshe ku Miloti flet për fotografitë e publikuar në Instagramin e tij.

    Në këtë storie Miloti flet në gjuhën angleze, derisa numrat e kësaj gjuhe i thotë taman si shqiptarët.

    Në disa raste 22 vjeçari gjatë stories numrit 3, që në anglisht shkruhet “Three”, por shqiptohet si “Thri”, ai i thotë “Tri”, pra në gjuhën shqipe.

    Në videon e mëposhtme mund t’i shihni momente qesharake kur Miloti në vend se ta thotë numrin 3 në gjuhën angleze, e thotë në atë shqipe. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!