×
  • Sport
  • Sport

    Rashica tregon që është i madh: Publikon një video të veçantë nga qëndrimi në Kosovë

    Reporteri
    21 Qershor 2019 | 13:02

    Më 15 qershor në orën 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, u ndesh skuadra e drejtuar nga Milot Rashica me skuadrën e drejtuar nga Granit Xhaka, në ndeshjen e organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe Federata e Futbollit e Kosovës për bamirësi.


    Gjashtë ditë pas këtij eventi që tërhoqi shumë shikues në stadiumin “Fadil Vokrri” atë natë, Milot Rashica e publikoi një video në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook për atë ndeshje.

    Nga “Loja e Yjeve” u grumbulluan 9.288 euro, të cilët do të t’iu dhurohen familjeve në nevojë në Prishtinë.

    “Shuma 9,288€ e mbledhur nga shitja e biletave të “Lojës së Yjeve” do iu dhurohen familjeve në nevojë në Prishtinë”, bëri të ditur Komuna e Prishtinës.

    “Komuna e Prishtinës falënderon përzemërsisht Granit Xhakën, Milot Rashicën, të gjithë ‘yjet’ pjesëmarrës në ndeshje, që u janë bashkangjitur qëllimit tonë bamirës”, raporton Gazeta Express.

    Ndeshja mes skuadrës së Xhakës dhe Rashicës përfundoi me rezultat baras 4:4. Fillimisht besohej se ndeshja do të vendosej përmes gjuajtjes së penalltive, mirëpo për shkak të numrit të madh të tifozëve që hynë në fushë, ndeshja u mbyll pa penallti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!