×
  • Sport
  • Sport

    Rashkaj pyetet se a do të luajë nga fillimi kundër Gjibraltarit, përgjigjet taman si një profesionist i vërtetë

    Reporteri
    09 Tetor 2019 | 18:04

    Anel Rashkajt nuk i intereson se a do të startojë nesër ndaj Gjibraltarit pasi për të gjithnjë më e rëndësishme është Kosova dhe se do t’i respektojë gjithnjë vendimet e trajnerit


    Kosova nesër luan kundër Gjibraltarin në Fadil Vokrri, në një ndeshje e cila është e karakterit miqësore, shkruan Reporteri.net

    Në këtë takim Bernard Challandes pritet t’u japë minuta lojtarëve që janë aktivizuar më pak në ndeshjet e kaluara.

    Anel Rashkaj, ish-kapiteni i Kosovës ishte i pranishëm në konferencën e fundit për shtyp së bashku me Bernard Challandes.

    Ai u pyet se a pritet të luajë nga fillimi pasi është njëri nga lojtarët që nuk është aktivizuar shumë në ndeshjet e fundit.

    Prizrenasi u përgjigjë në mënyrë taman profesionale ku ka thënë se do ta respektojë cfarëdo vendimi të trajnerit.

    “Nuk pres asgjë, kam thënë gjithëherë, unë jam gati për çdo situatë, ka pas raste kur kam luajt pesë minuta, kryesorja është të jem i përgatitur për çdo minutë që më jepet për të luajtur,” ka thënë Rashkaj. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!