×
  • Sport
  • Sport

    Reagimi epik i Zlatan Ibrahimoviqit pasi doli pozitiv me Koronavirus

    Reporteri
    24 Shtator 2020 | 17:19

    Zlatan Ibrahimoviq ka dalur pozitiv me Koronavirus dhe do t’i mungojë Milanit në ndeshjen e sontme kundër Bodo Glimt në kuadër të kualifikueseve për Europa Ligë


    Suedezi shquhet për deklarata epike dhe një të tillë e ka dhënë edhe tani pasi është prekur nga virusi COVID-19, shkruan Reporteri.net

    “Dje rezultova negativ me Covid dhe sot pozitiv. Nuk kam asnjë simptomë. Covid kishte guximin që të më sfidonte mua. Ide e keqe,” ka shkruar Ibra në Twitter.

    Ndryshe, 38 vjeçari shënoi dy gola të hënën në ndeshjen kundër Bolognas në kuadër të javës së parë në Serie A. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!