×
  • Sport
  • Sport

    Reagimi i Jurgen Kloppit pas eliminimit të Liverpoolit nga Manchester United në FA Cup

    Reporteri
    24 Janar 2021 | 21:43

    Liverpooli sonte u eliminua nga Manchester United në FA Cup pasi u mposhtë 3-2 në Old Trafford


    Skuadra e Jurgen Klopp është duke përjetuar një krizë të rezultateve dhe tani ka ardhur edhe eliminimi nga FA Cup, shkruan Reporteri.net

    United e mposhti sonte Liverpoolin 3-2 dhe vazhdoi tutje në raundin tjetër të FA Cup.

    Pas ndeshjes Klopp ka thënë se skuadra e tij pati momente të mira në këtë ndeshje, por nuk ishte në nivelin e duhur për të fituar.

    “Nuk ndodhi ajo që dëshironim, kështu që është frustruese. Patëm çaste të mira dhe pastaj disa gabime te golat. Nëse dëshiron të fitosh këtu, atëherë duhet të luash patjetër në nivelin e tënd më të lartë dhe ne nuk ishim,” ka thënë Klopp.

    “Mund të mësojmë nga kjo ndeshje, sepse në përpiqemi të mësojmë nga çdo ndeshje. Ishte një ndeshje e vështirë. Ne deshëm të fitonim patjetër, por sonte nuk mjaftoi,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!