×
  • Sport
  • Sport

    Reagimi i Ronaldos kur pa personin “misterioz” të Ramës që po e filmonte

    Reporteri
    07 Dhjetor 2019 | 19:03

    Teksa Ronaldo po firmoste bluzën e tij dhe t’ja jepte tifozit të vogël Aurel Lalës, pa kamerën që e filmonte gjithë kohës, ndërsa ishin live në facebook-un e kryeministrit Edi Rama.


    Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo ka provokuar personin që po filmonte takimin e tij me dy fëmijët shqiptarë që shpëtuan nga tërmeti duke u hedhur nga dritarja.

    Teksa Ronaldo po firmoste bluzën e tij dhe t’ja jepte tifozit të vogël Aurel Lalës, pa kamerën që e filmonte gjithë kohës, ndërsa ishin live në facebook-un e kryeministrit Edi Rama.

    “Të pëlqen të filmosh?”- e pyet Ronaldo personin që ndodhej pas kamerës dhe fillon të qeshë.

    “Po…”- përgjigjet vetë Rama si për të mbyllur bisedën dhe të gjithë fillojnë të qeshin.

    S’dimë të themi se kush ishte personi që qëndroi pas kamerës, por ky u duk si një flirt. Gjithsesi dy fëmijët janë emocionuar teksa kanë marrë bluza nga futbollistët me autografët e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!