×
  • Sport
  • Sport

    Real Madridi i shpëton turpit, por jo edhe humbjes

    Reporteri
    21 Tetor 2020 | 20:46

    Real Madridi është mposhtur në shtëpi me rezultat 3-2 nga Shakhtar Donetsk në kuadër të xhiros së parë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve


    Los Blancos ishin në disavantazh prej 3-0 pas pjesës së parë, derisa u rikthyen në të dytën duke shënuar dy herë, por përsëri nuk evituan humbjen, shkruan Reporteri.net

    Tete shënoi golin e parë në minutën e 29-të, derisa epërsia e Shakhtarit u dyfishua me autogolin e Varanes në minutën e 33-të.

    Solomon në minutën e 42-të ngriti epërsinë e Shakhtarit në 3-0, derisa për Realin në pjesën e dytë shënuan Modric 54′ dhe Vinicius 59′.

    Reali shënoi edhe një herë në minutën e 90-të, por goli u anulua nga VAR për pozitë jashtë loje.

    Kështu Reali e nisi me humbje edicionin e ri të Ligës së Kampionëve dhe tani është në vendin e fundit të Grupit B pas xhiros së parë. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!