×
  • Sport
  • Sport

    Real Madridi konfirmon se Hazard është lënduar sërish

    Reporteri
    30 Shtator 2020 | 15:20

    Real Madridi ka njoftuar se Eden Hazard ka pësuar një tjetër lëndim të ri.


    Ylli belg ishte shumë afër të rikuperohej nga lëndimi që e kishte pësuar në edicionin e kaluar, që nuk e lejoi të luante rregullisht.

    Tani, Los Blancos konfirmuan se në testet e fundit mjekësore të kryera në 29-vjeçari, del të jetë se ka lënduar muskulin e këmbës së djathtë.

    “Pas testeve të kryera sot në lojtarin tonë Eden Hazard nga stafi mjekësor i Real Madridi, ai është diagnostikuar me një lëndim në muskulin e këmbës së djathtë”, thuhet në njoftim.

    Klubi spanjoll bëri po ashtu të ditur se në ditët e ardhshme do të mësohet se deri kur do të mungojë anësori belg.

    Që kur u largua nga Chelsea në verën e vitit 208, Hazard nuk ka arritur rigjejë formën e lartë që e kishte në Stamford Bridge.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!