×
  • Sport
  • Sport

    Reali ofron 50 milionë euro për talentin Camavinga, por klubi francez kërkon më shumë

    Reporteri
    06 Qershor 2020 | 15:19

    Real Madrid nuk dorëzohet për talentin Rennes, Eduardo Camavinga.


    Madrilenët kërkojnë të përshpejtojnë tratativat për të mposhtur konkurencën rreth futbollistit.

    Drejtuesit e klubit spanjoll për të bindur francezët të lënë të lirë futbollistin i kanë paraqitur në tryezën e bisedimeve ofertën prej 60 milionë eurosh.

    Në rast se palët arrijnë marrëveshjen, pagesa do të kryhet në formën e 50 milionë eurove cash dhe 10 milionë euro bonuse.

    Por klubi nga Roazhon Park e ka bërë të qartë se 17-vjeçari do të largohet vetëm për shumën e 75 milionë eurove.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!