Reportazhi i televizionit anglez për Kosovën: Lufta, bombardimet e NATO-s, Pavarësia dhe shkëlqimi në futboll

Televizioni anglez ITV ka bërë një reportazh fantastik për Kosovën


Kosova është bërë temë kryesore e mediave të ndryshme në botë, por në Angli i kanë kushtuar vemëndje të madhe shkaku i ndeshjes që u luajt mbrëmë në Southampton, shkruan Reporteri.

Anglia fitoi ndeshjen, por zemrat e tifozëve i fitoi Kosova, e cila edhe pse e lënduar e pa lojtarë të formacionit startues refuzoi që të mbrohej dhe aplikoi lojë ofenzive.

Rezultati në fund ishte 5-3 në të mirë të ‘Tre Luanëve’, por ëndrra për një kualifikim në Euro 2020 për Kosovën akoma nuk është shuar.

Televizioni anglez ITV ka bërë një reportazh fantastik për Kosovën, ku në të shihen pjesë që nga lufta deri në shkëlqimin në futboll, ku ‘Dardanët’ deri në përballjen me Anglinë ishin të pamposhtur në 15 ndeshje.

Pjesë e këtij reportazhi është edhe futbollisti i Kosovës, Atdhe Nuhiu, i cili ashtu si të gjithë kosovarët kudo që janë në botë ëndërrojnë kualifikimin në Euro 2020. /Reporteri.net/