×
  • Sport
  • Sport

    Reus: Nuk do të ketë futbollist si unë në të ardhmen

    Reporteri
    10 Prill 2020 | 8:51

    “Flamuj si Totti dhe De Rossi nuk do të ketë më”. Janë fjalë të Marco Reus, sulmuesit gjerman që luan prej tetë sezonesh te Borussia Dortmund.


    30-vjeçari ka dhënë një intervistë për “Die Welt”, ku dha opinionin e tij për konceptim e futbollistëve “flamuj” në ekipet përkatëse. Përveç Thomas Mullerin e Byernit, Reus ka cituar edhe dy ish-kapitenët verdhekuq.

    “Nuk do të vijnë më djem si unë e Thomas Müller në të ardhmen. Më vijnë në mendje Francesco Totti dhe Daniele De Rossi te Roma. Mendimi im është që në të ardhmen nuk do të ketë më ose do të jenë të rrallë lojtarët që do të qëndrojnë për më shumë se 10 vjet në një klub.”

    Marco Reus, i cili konsiderohet nga tifozët gjermane një lider i vërtetë, po shtyn një shok të skuadrës që të largohet nga Dortmundi. Mario Gotze ka vendosur të mos jetë pjesë e verdhezinjve pasi, është shndërruar e rezerve e Haaland dhe e vetë Reus. Mes pretendentëve për autorin e golit të vetëm në finalen e Botërorit të vitit 2014 është edhe Roma, e gatshme për të shfrytëzuar faktin që kontrata e tij përfundon më 30 qershor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!