×
  • Sport
  • Sport

    Rey Manaj drejt rikthimit në Itali, dy klubet e Seria A në garë

    Reporteri
    20 Janar 2021 | 13:05

    Ylli i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj është i lidhur me rikthimin në Seria A.


    Sulmuesi kërkohet nga Crotone, skuadër që synon përforcime në sulm dhe shpreson për mrekullinë që të largohet nga zona e rrezikshme.

    Sipas ekspertit te merkatos, Gianluca di Marzio, edhe Pescara e Seria B ka shprehur interesim për shqiptarin.

    Manaj momentalisht është te ekipi i dytë i Barcelonës, mirëpo ende s’ka pasur mundësinë të bëjë debutimin në ekipin e parë, vetëm disa herë është ftuar në stërvitje me ekipin e parë.

    Kujtojmë, se Manaj edhe më herët ka bërë paraqitje në Seria B, pra 12 sosh duke realizuar dy herë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!