×
  • Sport
  • Sport

    Rikthehen emocionet e Superligës së Kosovës – Kampioni vjeshtor e pret Drenicën

    Reporteri
    15 Shkurt 2020 | 8:09

    Sot zhvillohet xhiro e parë e edicionit pranveror në Superligën e Kosovës në futboll


    Ballkani nga Suhareka që është edhe kampion vjeshtor do të luajë kundër Drenicës dhe llogaritet favorit për këtë ndeshje, shkruan Reporteri.net

    Dy ndeshjet tjera do të luhen në Prishtinë dhe Ferizaj.

    Prishtina e pret Vushtrrinë në Fadil Vokrri, skuadër të cilën javën e kaluar e mposhti 4-1 në kuadër të Kupës së Kosovës.

    Ferizaj është nikoqir i Feronikelit, që në mesjavë eliminoi Lirinë nga Kupa e Kosovës.

    Të tri këto ndeshje fillojnë nga ora 13:00. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!