×
  • Sport
  • Sport

    Rinis finalja mes Trepçës dhe Pejës, pa tifozët mitrovicas në palestër

    Reporteri
    17 Shtator 2023 | 18:43

    Finalja mes Trepçës dhe Pejës ka rifilluar pasi u ndërpre, për shkak të hedhjeve të gjësendeve nga tifozët mitrovicas.

    Ndeshja është ndërprerë një minutë pa përfunduar pjesa e parë.

    Fillimisht trajneri Rami Hadar, e mori ekipin dhe u largua drejt zhveshtores. Teksa u kthye më pas kur u qetësua situata. Megjithatë, gjyqtari i dërgoi sërish dy ekipet derisa të zbrazet pjesa ku ishin tifozët mitrovicas.

    Ndërkohë, pjesa ku janë tifozët e Pejës, kanë mbetur brenda dhe nuk janë larguar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    Reporteri, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!