×
  • Sport
  • Sport

    Rinovohet automatikisht kontrata e Neymarit, braziliani mbetet i lidhur për shumë gjatë me PSG-në

    Reporteri
    01 Korrik 2022 | 19:07

    Pavarësisht spekulimeve mbi të ardhmen e tij, duket se Neymari do të mbetet te Paris Saint-Germaini për kohë të gjatë.

    “L’Equipe” ka raportuar së sot, më 1 korrik, është vazhduar kontrata e brazilianit në mënyre automatike.

    Sipas mediumit francez, tani kontrata e Neymarit është e vlefshme deri më 30 qershor 2027.

    Në maj të vitit 2021, kur ish-sulmuesi i Barcelonës kishte nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025, në marrëveshje ishte përfshirë opsioni për të vazhduar kontratën edhe për dy sezone tjera – në mënyra automatike.
    Kësisoj, sipas “L’Equipe”, opsioni i parë u aktivizua më 1 korrik 2021 dhe opsioni i dytë sot, më 1 korrik 2022.

    Mediumit francez nga rrethi i lojtarit i është se “janë shumë të lumtur dhe të bindur se Neymari do të arrijë një nga sezonet më të mira të karrierës së tij”.

    30-vjeçari te Paris Saint-Geramini ishte transferuar në vitin 2017 nga Barcelona për shumën rekord – 222 milionë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!