×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo: Askush në klub nuk është i lumtur me paraqitjen ndaj Lyonit

    Reporteri
    28 Shkurt 2020 | 18:24

    Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka thënë se askush në klub nuk është i lumtur pas humbjes së tyre 1-0 ndaj Lyon në Ligën e Kampionëve.


    Zonja e Vjetër u kritikua për paraqitjen e tyre në ndeshjen e parë në Francë, me Juve që nuk arritën të regjistrojnë të paktën një goditje të vetme në kuadrat, që është hera e parë që nga viti 2006.

    Ronaldo ka folur për Sky Sport Italia për ndeshjen e parë, por edhe atë ndaj Interit në fundjavë.

    Cristiano Ronaldo. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

    “Këto gjëra mund të ndodhin, është futboll. Ne nuk jemi të lumtur që kemi humbur, por është normale”.

    “Ndeshjet e Ligës së Kampionëve janë të gjitha të vështira, jemi të zhgënjyer por kemi ndeshjen e dytë në shtëpi dhe kemi besim”.

    “Ne mund të ndryshojmë rezultatin dhe të kualifikohemi, por qëllimi jonë tani është të fitojmë ndeshjen tjetër dhe pastaj vjen Liga e Kampionëve”.

    Cristiano Ronaldo i zhgënjyer me rastet e humbura . (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

    “Jemi të qetë, të përqendruar dhe të përgatitur për ndeshjen tjetër kundër Interit”, ka thënë Ronaldo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!