×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo dhe Messi refuzojnë nga 6 milionë euro në vit për ta reklamuar këtë vend

    Reporteri
    23 Janar 2021 | 13:43

    Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kanë refuzuar ofertat prej 6 milionë euro për të reklamuar turizmin në Arabinë Saudite


    Ky lajm është raportuar nga ‘Telegraph’ ku fillimisht Ronaldo kishte refuzuar ofertën, dhe më pas ngjashëm kishte vepruar edhe Messi, shkruan Reporteri.net

    Të dy futbollistët kanë pasur frikë se një reklamë e tillë do të ndikonte negativisht në imazhin e tyre.

    Kështu, dy nga futbollistët më të mirë në histori refuzuan që të fitonin 6 milionë euro në vit për të reklamuar turizmin në Arabinë Saudite.

    Si CR7 ashtu edhe Messi janë nga më të paguarit në futboll, por edhe janë pjesë e kompanive të ndryshme ku nga reklamat përfitojnë shuma të mëdha parash. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!