×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo falënderon rivalët e tij për suksesin që e arriti mbrëmë

    Reporteri
    03 Dhjetor 2020 | 10:59

    Cristiano Ronaldo ka shënuar një tjetër rekord të jashtëzakonshëm në karrierën e tij duke arritur shifrën prej 750 golave


    Ylli portugez dje shënoi në sfidën kundër Dynamo Kievit në Ligën e Kampionëve, derisa Juventusi fitoi 3-0, shkruan Reporteri.net

    Për CR7 ky ishte goli i 750 në karrierë dhe për këtë arritje ai ka falënderuar edhe rivalët e tij, të cilët e motivuan atë që të punonte më fortë.

    “750 gola, 750 momente të lumtura, 750 qeshje në fytyrat e tifozëve tanë”, ka thënë CR7.

    “Faleminderit të gjithë lojtarëve dhe trajnerëve që më kanë ndihmuar ta arrij këtë numër mahnitës, faleminderit të gjithë kundërshtarëve të mi besnikë që më kanë bërë të punoj shumë e më shumë secilën ditë,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!