×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo i reagon Van Dijk-it: Ishte hera e parë për të në ceremoninë e “Topit të Artë”

    Reporteri
    04 Dhjetor 2019 | 14:22

    Tashmë është zbuluar fituesi i “Topit të Artë” që u dha nga “France Futboll”, Messi arriti që për të gjashtën herë ta rrëmbejë këtë çmimi prestigjioz.


    Si konkurrenti më i afërt më gjeniun e futbollit, ishte mbrojtësi holandez i Liverpoolit, Van Dijk, shkruan Reporteri.net.

    Ndërsa, nga kjo top-tresh i përkiste edhe Ronaldo, edhe pse ai nuk ishte i pranishëm në ceremoni fare.

    Nga e gjithë kjo, Van Dijk ditën e ceremonisë si me ironi tha se nuk e din nëse Ronaldo është konkurrent këtë vit.

    Por, Ronaldo si duket kjo gjë e ka prekur dhe ai dy ditë më vonë ka reaguar për këtë gjest të Van Dijk, duke thënë se lojtari i Liverpoolit është për herë të parë në një ceremoni të tillë.

    “E përgëzojë Messin që fitoi ‘Topin e Artë’, gjithashtu e përgëzojë edhe njërin që shkojë për herë të parë në ceremoninë e Topit të Artë”, përfundoi Ronaldo.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!