×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo të debutojë sot për herë të dytë me fanellën e United, tifozët të emocionuar para stadiumit “Old Trafford”

    Reporteri
    11 Shtator 2021 | 13:27

    Një ditë e madhe për tifozët e Manchester United do të jetë sot.


    Njëri ndër futbollistët më të mirë në histori të këtij sporti, Cristiano Ronaldo do të marrë sot vëmendjën e të gjithëve në sfidën Manchester United – Newcastle United.

    Ai pritet të jetë titullar në këtë takim dhe tashmë ka thyer të gjitha rekordet me numrin e madh të shitjes së fanellave të tij.

    Në qytetin e Mancheterit, sidomos në stadiumin e “Old Trafford” shihet entuziazmi për të “përqafuar” sërish Cristiano Ronaldon.

    Shihen postera dhe foto të tij, por edhe tifozë që bartin fanellën e tij, Ronaldo është rikthyer tek “djajtë e kuq” pas 12 vitesh, pas aventurës së tij 9-vjeçare tek Reali i Madridit dhe 3-vjeçare me Juventusin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!