×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo thyen edhe një rekord, lë shumë mbrapa Messin

    Reporteri
    24 Janar 2020 | 20:45

    Cristiano Ronaldo e ka nisur 2020 me shumë vrull. Ai ka shënuar në çdo ndeshje të këtij viti kalendarik duke patur një mesatare të frikshme.


    Portugezi ka arritur një tjetër rekord, pasi ka kaluar në listën e golashënuesve më të mirë të historisë Gerd Mullerin.

    Gjermani ka shënuar 735 gola në karrierën e tij, ndërsa sulmuesi i Juventusit tani e sheh veten në kuotën e 737 golave.

    Shifër e çmendur që CR7 e ka arritur me 1029 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet zyrtare.

    Ylli i futbollit botëror ndodhet në vendin e 5-të dhe rrezikon të kalojë dhe Ferenc Puskas që ka 746 gola. Ronaldo është vetëm 9 gola larg legjendës së futbollit.

    Një shifër që pritet të thyhet brenda këtij sezoni duke ditur se portugezi do të luajë në Serie A, Kupën e Italisë, Champions Leaguen dhe ka para Euro2020. Pele me 767 dhe Romario me 772 duken larg, ndërsa vendi i parë i mbajtur nga Bican me 805 gola duket shumë larg, por duket ditur se flasim për një legjendë si Ronaldo gjithçka mund të ndodhë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!