×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo tregon se me cilën skuadër do të dëshironte të takohej në finale të Ligës së Kampionëve

    Reporteri
    12 Dhjetor 2019 | 13:32

    Cristiano Ronaldo ka thënë se do të dëshironte që të takohej me Real Madridin në finale të Ligës së Kampionëve


    ‘Zonja e Vjetër’ nga Torino mbrëmë fitoi ndaj Leverkusenit me rezultat 2-0 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, shkruan Reporteri.net

    Në 1/16 e Ligës së Kampionëve mund të ndodhë edhe përballja Real Madrid-Juventus pasi spanjollët kanë përfunduar në vendin e dytë në grup, ndërsa italianët në të parin.

    Por, CR7 ka thënë se më shumë do të preferonte që me ish-klubin e tij të takohej në finale.

    “Real Madridi është një ekip i jashtëzakonshëm. Por, nëse po më pyesni mua, unë do të preferoja të takohesha me ta në një fazë të mëvonshme. Nëse do të ofroni t’i takojmë ata në finale, do të nënshkruaja menjëherë,” ka thënë CR7. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!