×
  • Sport
  • Sport

    Rrahmani flet për shanset e Kosovës për një kualifikim në Kampionat Evropian

    Reporteri
    28 Mars 2020 | 22:49

    Përhapja e shpejtë e pandemisë së ‘koronavirusit’ ka bërë që bota e sportit të ndalt gjithandej botës. Futbollistët kanë mbetur të izoluar nëpër shtëpitë e tyre, ndërkohë që mbeten në pritje të sinjalit se kur do të mund të kthehen në fushën e lojës.


    Futbollistët janë të karantinuar në shtëpitë e tyre, ndërkohë që duhej të ishin të grumbulluar në këtë kohë me kombëtaret e tyre.

    Amir Rrahmani, kapiten i Përfaqësueses së Kosovës ka folur për emisionin “Ich Bin Albaner” në lidhje me situatën e krijuar, ndërkohë që ka theksuar se pas normalizimit të gjendjes beson që Kosova do të arrijë të kualifikohet në Kampionatin Evropian, i cili tashmë është zhvendosur për vitin 2021.

    “Në këtë kohë unë duhej të isha i grumbulluar me kombëtaren, por ja që planet ndryshuan. Kam patur për t’u takuar edhe me familjen time në Kosovë, por gjërat ndryshuan dhe tani e rendësishme është që të ruhemi nga kjo pandemi”, deklaroi fillimisht Rrahmani, transmeton GazetaSheshi.

    Më pas ai foli edhe për përgjegjësinë e tij si kapiten i Kosovës, derisa foli edhe për mundësinë që “Dardanët” të kualifikohen në Kampionatin Evropian.

    “Krenari e madhe ta përfaqësosh vendin tënd në një sport dhe atë në një sport kolektiv, i cili është aq i popullarizuar siç është futbolli. Është një ndjenjë e cila nuk mund të shprehet me fjalë”, shtoi ndër të tjerash mbrojtësi kryeqytetas.

    “E kemi nisur këte rrugë gjithë së bashku dhe do ta përfundojmë gjithë së bashku. Po mos të kishim besim, nuk do të ishim ketu ku jemi. Do të jetë i vështire kualifikimi, por ne besojmë që do të mund ta arrijmë atë”.

    Rrahmani më pas dha edhe një mesazh sensibilizues për gjithë qytetarët e vendit në mënyrë që vetëdisimit për ruajtjen nga ‘koronavirusi’.

    “Unë tashmë kam qenë pjesë e një kampanje të krijuar nga Ambasada italiane në Kosovë për t’u bërë thirrje gjithë qytetarëve të vendit të qëndrojnë në shtëpi, të pastrojnë duart dhe t’i ndjekin rekomandimet e lëshuara nga organet kompetente”, përfundoi Rrahmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!